QMF-Force.tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Letėrsia e Bejtexhinjve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Veddat
Super Moderator
Super Moderator
Veddat


Numri i postimeve : 901
Age : 32
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

Letėrsia e Bejtexhinjve Empty
MesazhTitulli: Letėrsia e Bejtexhinjve   Letėrsia e Bejtexhinjve Icon_minitimeTue Jan 08, 2008 12:35 am

Letėrsia e Bejtexhinjve

Hyrje:
Nė shekullin XVIII nė Shqipėri lindi dhe u zhvillua njė rrymė letrare me tipare tepėr origjinale pėr vendin tonė, rryma e bejtexhinjve (nga fjala turke <<bejte>> - vjershė). Ajo u bė dukuri e rėndėsishme dhe pati pėrhapje shumė tė gjerė nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė Kosovė, por edhe ne qendra mė tė vogla fetare e mė pak nė fshat.
Rryma letrare e bejtexhinjve ishte produkt i disa kushteve tė veēanta historike, i dy palė faktorėve tė kundėrt.
Nga njėra anė ishte kėrkesa pėr tė shkruar shqipen si gjuhėn e vendit, pėr ta pėrdorur edhe nė praktikėn fetare e pėr t'u ēliruar nga ndikimet e kulturave tė huaja. Kjo ishte mė tepėr prirje e shtresave qė lidheshin me format e reja ekonomike, (tregtare e monetare). Nga ana tjetėr, ėshtė shtimi i trysnisė ideologjike tė pushtuesit. Nėpėrmjet fesė dhe kulturės islame synohej tė arrihej nėnshtrimi i shqiptarėve. Pushtuesi hapi kėtu edhe shkollat e veta. Shumė poetė bejtexhinj kishin mėsuar nė to.
Natyrisht, Krijimtaria poetike e bejtexhinjve ruan ndikimin e poezisė e tė kulturės orientale, por ajo ėshtė pjesė e pandarė e kulturės sė popullit tonė. Ajo ėshtė shprehje e talentit, e shpirtit krijues tė tij, qė, nė kushte tė caktuara, fitoi edhe tipare nė pėrpothje me to.
Bejtexhinjtė e shkruan shqipen me alfabet arab dhe pėrdorėn njė gjuhė tė mbytur nga fjalėt persiane, turke e arabe.
Letėrsia e bejtexhinjve pati dy faza nė zhvillimin e saj. Faza e parė shkon gjer nga fundi i shekullit XVIII. Nė veprat e kėsaj faze mė tepėr gjeti shprehje fryma laike, kurse nė veprat e fazės sė dytė, qė nis nga ēereku i fundit i shekullit XVIII dhe kapėrcen nė shekullin e XIX, mbizotėroi tema me karakter fetar.
Nė krijimet me tema laike mjaft poetė bejtexhinj, nė frymėn e poezive orientale, i kėnduan dashurisė, bukurisė sė natyrės e tė gruas, lartėsuan virtytin, punėn, diturinė ose fshikulluan mburrjen e kotė pėr pasurinė e fisin, goditėn ambicjen, hipokrizinė etj. Tė tillė ishin Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Muhamet Kyēyku etj.
Njė hap i mėtejshėm u shėnua me mjaft krijime tė disa bejtexhinjve tė tjerė, si: Hasan Zyko Kamberi, Zenel Bastari e ndonjė tjetėr. Ata pasqyruan elemente e ngjarje tė jetės bashkohore dhe shtruan njė problematikė tė mprehtė shoqėrore. Me nota realiste, ata vunė nė dukje jetėn e vėshtirė plot vuajtje tė masave tė varfra tė popullit, pasigurinė pėr tė ardhmen dhe pakėnaqėsinė e tyre nė kushtet e sundimit feudal, nė shthurrje e sipėr. Nė vjershėn "Tirana jonė si mėsoi„ Zenel Bastari, fshatar nga Bastari i Tiranės, jep njė tablo tė tillė tė gjendjes sė popullit.
<BLOCKQUOTE>Ymrin(jetėn) na e kanė shkurtue
Po na shtrydhin porsi rrush,
bytym kalbi(krejt zemra) na u coptue,
me vner shpirti u mbush.
Bukė pa bukė po rrojnė fakirat,(tė varfėrit, tė shkretėt)
Pa opinga, zbathė e zhveshė;
vetė janė mbulue me gjithė tė mirat,
si katilėt rrinė tue qeshė.

Letėrsia e bejtexhinjve nuk arriti tė ngrihet nė shkallėn e letėrsisė kombėtare. Megjithatė, bejtexhinjtė me krijimet e tyre dhanė njė ndihmesė qė duhet ēmuar. Ata shkruan shqip nė njė kohė kur shqipen e kėrcėnonte rreziku nga pėrhapja e gjuhės sė pushtuesit dhe e gjuhėve tė tjera. Ata krahas temės fetare, ishin tė parėt qė trajtuan gjerėsisht temėn laike.
Gjithashtu dia prej tyre duke qenė mė afėr jetės sė popullit, futėn nė poezi elemntė tė jetės sė kohės. Kėta trajtuan tematikėn shoqėrore me nota realiste dhe me njė sens kritik tė fortė.
Sė fundi, me krijimet e bejtexhinjve poezia shqiptare bėnte njė hap pėrpara nga ana artistike. Nė to shpesh gjejmė mjete shprehėse e figurative shumė tė goditura, vlera tė vėrteta artistike. Poetėt bejtexhinj morėn edhe nga mjetet e traditės poetike tė vendit; p.sh. vargun tetėrrokėsh; qė e bėnė vargun bazė dhe qė e pėrdorėn tė gjithė. Veprat e bejtexhinjve mbetėn nė dorėshkrim. Ato u pėrhapėn pėrmes kopjimit me dorė ose me anė tė traditės gojore.
Numri i autorėve tė letėrsisė shqiptare me alfabet arab ėshtė shumė i madh. Ata krijuan nė qytete mjaft tė zhvilluara pėr kohėn, si nė Berat, Elbasan, Shkodėr, Gjakovė, Prishtinė por edhe nė vende mė tė vogla; si nė Kolonjė, Frashėr, Konispol e gjetkė.
Ndėr bejtexhinjtė, mė kryesorė po pėrmendim Nezim Frakullėn, Sulejman Naibin, Dalip e Shahin Frashėrin, autorė tė dy historive fetare tė vjershėruara, Hasan Zyko Kamberin, Zenel Bastarin, Tahir Gjakovėn etj. Shumė i njohur u bė edhe Murat Kyēyku (Cami), pėrkthyes i ndonjė vepre fetare nga arabishtja dhe autor i disa tregimeve tė gjata nė vargje. Nga kėto pėrmendim poemėn "Erveheja„ , me temė nga letėrsitė orientale e me natyrė moralizuese. Me kėto vepra Kyēyku i ēeli rrugėn poezisė me subjekt.
Rryma letrare e bejtexhinjve e humbi peshėn e saj nė jetėn kulturore qysh nga fillimi i shekullit tė XIX, por nė disa mjedise, si nė Kosovė, kjo traditė vijoi edhe mė tej nga autorė tė tillė si Maliq Rakoveci, Rexhep Voka etj.



VeddaT

</BLOCKQUOTE>
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
Veddat
Super Moderator
Super Moderator
Veddat


Numri i postimeve : 901
Age : 32
Location : N'PC
Registration date : 28/12/2007

Letėrsia e Bejtexhinjve Empty
MesazhTitulli: Re: Letėrsia e Bejtexhinjve   Letėrsia e Bejtexhinjve Icon_minitimeTue Jan 08, 2008 12:38 am

Shkrimtaret e Letersis se Bejtexhinjve Jane:
Nezim Frakulla
Sulejman Naibi
Hasan Zyko Kamberi


VeddaT
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.qmf-force.tk
 
Letėrsia e Bejtexhinjve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Letersia Shqiptare - Hyrje

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
QMF-Force.tk :: Te Ndrysheme ! :: Rreth Shkolles :: Gjuhė Shqipe-
Kėrce tek: